Po punon për të larë kredinë, Aurela kërkon punë për djalin në Zürich

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.10.2025, 20:38

Aurela një shqiptare që jeton në Zürich, i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një thirrje zemre për të gjithë bashkëkombasit kudo që ndodhen.

Ajo tregon se para një viti humbi motrën e saj të vogël, dhe për të sjellë trupin në Shqipëri iu desh që të merrte një kredi bankare. Sot e kësaj dite ajo nuk e ka shlyer ende kredinë.

Për të arritur këtë qëllim ajo ka shkuar në Oberhasli ku punon si dado. Fëmijët e saj, djali 29-vjeç dhe vajza që vazhdon studimet universitare janë në Tiranë. Aurela thotë se nuk mund të rezistojë më larg fëmijëve, pasi malli ia pamundëson të vazhdojë punën.

Ajo nuk po kërkon as para, as mëshirë, do vetëm një punë për djalin e saj 29-vjeçar i cili zotëron anglishten shumë mirë, madje mund të punojë kamarier ose banakier.

Nëse ndonjë shqiptar që jeton në Oberhasli mund t’i ofrojë një punë djalit të saj, zonja do t’u ishte mirënjohëse gjithë jetën. Numri i telefonit është: +355 69 34 63 435.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit