Shqiptari hidhet me parashutë mbi Dubai me bluzën e UÇK

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2025, 20:19

Një shqiptar i Kosovës ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video mbresëlënëse, ku shfaqet duke bërë hedhje me parashutë (skydiving) mbi Dubai, teksa mban të veshur një bluzë me shqiponjën dykrenare dhe mbishkrimin “UÇK”.

Pamjet janë realizuar mbi zonën ikonike të Palm Jumeirah, një nga pjesët më të bukura dhe më të njohura të Dubait, e ndërtuar në formën e një palme gjigante.

Nga ajri, pamjet duken magjike, ndërsa shqiptari bën edhe simbolin e shqiponjës me duar, duke e kthyer këtë moment në një mesazh krenarie dhe nderimi.

Ai shprehet se këtë video e ka realizuar në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Sipas tij, ky është një gjest simbolik për të kujtuar se luftëtarët e UÇK-së luftuan me shpirt e me gjak për ta mbrojtur vendin e tyre nga pushtuesit serb, dhe për të treguar se shqiptarët anembanë mbeten krenarë për sakrificat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit