Shqiptarët dhunojnë brutalisht italianin dhe i grabisin “Rolexin”, përfundojnë në pranga

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2025, 19:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur zonën e Forlìt në Itali, ku tre shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për një grabitje të dhunshme të ndodhur në qytetin Meldola.

Sipas mediave italiane, një shtetas italian u sulmua në orët e vona të natës, menjëherë pasi kishte dalë nga një lokal. Teksa po i afrohej makinës së tij, dy persona e dhunuan brutalisht me grushte dhe shkelma, duke e lënë të shtrirë pa ndjenja në tokë. Përpara se të largoheshin, autorët i rrëmbyen orën “Rolex” që mbante në dorë.

Burimet hetimore bëjnë me dije se sulmi fillimisht u mendua si një konflikt i rastësishëm, por më vonë rezultoi se kishte të bënte me një grabitje të organizuar. Pas disa javësh hetime, karabinierët e Meldola-s arritën të identifikojnë dhe ndalojnë tre shqiptarët e dyshuar: 22, 26 dhe 47-vjeç.

Dy më të rinjtë, të cilët nuk kishin vendbanim në Itali, janë dërguar në paraburgim, ndërsa i treti, banues në zonën e Forlìs, është vendosur në arrest shtëpie pasi dyshohet se ka shërbyer si rojë.

Ngjarja ka ndodhur në shtator dhe, sipas autoriteteve, hetimet po vazhdojnë pasi ekzistojnë dyshime se grupi mund të ketë qenë i përfshirë edhe në episode të tjera të ngjashme grabitjesh në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit