Po shkonin në varrimin e 22-vjeçarit nga Dukati, aksidentohen familjarët!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.10.2025, 14:41

Një aksident i rëndë u rregjistrua sot në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, ku janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, dhe tjetri me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga E. B.. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Mësohet se personat që ndodheshin në automjetin e E. B. ishin dy hallat dhe xhaxhai i 22-vjeçarit Fadil Bodoj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Dukat. Ata po udhëtonin drejt Vlorës për të marrë pjesë në varrimin e tij, por përfunduan vetë të plagosur në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit