Autori u shtir si rumune në Instagram për të joshur Matajn, e vrau me pushkë 20-she

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.10.2025, 12:59

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit Ramazan Mataj, ndodhur më 5 janar 2025 në Postribë të Shkodrës, për të cilën janë dërguar për gjykim dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, Arjon Hasaj ka pranuar autorësinë e krimit, duke rrëfyer se e kishte joshur viktimën përmes një adrese fallco në Instagram, duke u shtirur si femër dhe duke përdorur zë femre përmes një vajze rome që kishte paguar.

Motivi i vrasjes, sipas dëshmisë së Hasajt, lidhet me marrëdhënien e motrës së tij me viktimën dhe shpërndarjen e materialeve komprometuese, që sipas tij kishin shkatërruar jetën familjare të saj. Arjoni rrëfen se, natën e ngjarjes, priti Matajn në vendin e caktuar dhe e qëlloi me pushkë 20-she 18 herë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, u largua me biçikletë dhe fshehu armën në oborrin e shtëpisë. Autori u kap në pikën kufitare të Muriqanit teksa tentonte të largohej drejt Malit të Zi.

Gjatë hetimeve, policia sekuestroi armën e krimit, 16 gëzhoja dhe municion luftarak. Ndërkohë, Prokuroria ka grumbulluar dëshmi të shumta, përfshirë edhe atë të motrës së autorit, e cila pranoi lidhjen me viktimën dhe kallëzimet e mëparshme për kanosje. Dosja tashmë është referuar për gjykim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit