Fëmijët rrezikojnë jetën në urën e shkatërruar të fshatit rrilë, bashkia Lezhë asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.10.2025, 12:39

Në fshatin Rrilë të Lezhës, ku po ndërtohet një rrugë e re drejt plazhit, banorët përballen çdo ditë me harresën institucionale. Fëmijët e zonës detyrohen të kalojnë mbi një urë të kalbur e të rrezikshme sapo zbresin nga autobusi i shkollës për t’u kthyer në shtëpi. Pamjet flasin vetë, dërrasat janë të çara, të çimentuara me copa llamarine dhe plot gropa që mund të shkaktojnë tragjedi.

Infrastruktura bazë për banorët lokalë është lënë pas dore. Ura që lidh fshatin me rrugën kryesore është e amortizuar totalisht dhe rrezikon jetën e kalimtarëve, veçanërisht të fëmijëve që kalojnë aty çdo ditë pa asnjë mbrojtje apo sinjalizim sigurie.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, nuk ka marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes, pavarësisht shqetësimeve të përsëritura të banorëve. Ndërkohë që projektet e mëdha prezantohen si histori suksesi, fshati Rrilë mbetet simbol i neglizhencës, ku jeta e banorëve të thjeshtë nuk është përparësi për pushtetin vendor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit