Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, kapet me armë zjarri në makinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.10.2025, 12:16

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi gjatë kontrollit u kap duke udhëtuar me një armë zjarri në automjet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Confirmation”, u arrestua shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e tij dhe, gjatë kontrollit në sedilje u gjet një armë zjarri pistoletë. Arma dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit