Iu përkeqësua gjendja derisa po shëtiste me karrocën e tij, vdes një burrë në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.10.2025, 09:12

Policia ka njoftuar se një burrë ka vdekur derisa po shëtiste me karrocën e tij në fshatin Penuhë të Podujevë.

I njëjti kishte probleme shëndetësore dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Policia konfirmoi se po e heton vdekjen e tij.

“HETIM I VDEKJES – Fsh. Penuhë, Podujevë 17.10.2025 – 15:15. Viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me karrocën e tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit