Ministrja Sanja Bozhinovska mori sot pjesë në takimin e ministrave të ekonomisë të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër.
Bozhinovska tha se procesi i Berlinit përfaqëson një platformë të rëndësishme për bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë, me qëllim promovimin e integrimit rajonal, rritjes ekonomike, përmirësimit të lidhshmërisë infrastrukturore, si dhe përafrimin me standardete Bashkimit Evropian.
Një nga fokuset qendrore të takimit është zbatimi dhe përmirsimi i Planit të Përbashkët tëVeprimit të Tregut Rajonal (Common Regional Market 2025-2028), i cili është njëinstrument kyç për arritjen e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisëpuntore në rajon, si dhe për nxitjen e konkurrencës dhe konvergjencës ekonomike me BE-në.