Mickoski: Qeveria LSDM-BDI ishte e njohur për skandale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.10.2025, 09:01

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, bëri thirrje që qytetarët sa më masivisht të dalin në votim në këto zgjedhje lokale, pasi siç tha ai, është garë ndërmjet dy grupacioneve dhe “njëri është grupi i cili është koalicion joformal mes LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës i cili në këto zgjedhje del, kryesisht, me fushatë të zezë nga dita e parë deri më sot”.

Ai tha se opozita ka një fushatë gënjeshtrash, shpifjesh, një fushatë në të cilën po përpiqen të fyejnë përsëri qytetarët, inteligjencën e tyre dhe të luajnë me kartën e kujtesës afatshkurtër.

"Sikur të gjithë kemi harruar se deri vetëm një vit e gjysmë më parë, qeveria në Maqedoni ishte koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së. Sikur qytetarët nuk e kuptojnë gjithçka që bënë dhe sikur i kanë harruar të gjitha skandalet e tyre që po na ndodhnin në atë kohë", tha Mickoski, duke shtuar se duke vepruar kështu “ata humbën vetëm fushatën dhe mesazhet politike, ne dëgjuam gjithçka përveç projekteve që ofronin".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit