Në lule të rinisë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2025, 00:17

Pas më shumë se një muaji luftë me vdekjen, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 22-vjeçari nga Vlora, Fadil Bodoj. I riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në aksidentin e rëndë që ndodhi pak pas mesnatës më 6 shtator në fshatin Dukat të Vlorës.

Në përplasjen e fortë mes një “Audi”-je dhe një “Fiat”-i në aksin Orikum-Himarë, atë natë u plagosën katër persona, mes tyre edhe dy drejtuesit e mjeteve, Fadil Bodoj dhe G.L., 20 vjeç.

JOQ Albania publikoi dhe pamje nga aksidenti i rëndë, ku shiheshin ekipet e emergjencës dhe qytetarë të rastësishëm duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve.

Asokohe, policia njoftoi se procedua në gjendje të lirë 22-vjeçari, ndërsa më pas u ndalua edhe 20-vjeçari G.L., i cili dyshohet se ka qenë shkaktari kryesor i aksidentit.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe miqtë e të riut, të cilët sot i japin lamtumirën e fundit një jete të prerë në kulmin e rinisë.

JOQ Albania shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të 22-vjeçarit për këtë humbje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit