“Do më vrisnin dy shqiptarë” : Gazetari Sigfrido Ranucci tregon kërcënimet ndaj tij

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.10.2025, 22:36

Gazetari investigativ italian Sigfrido Ranucci, ka qenë objekt i kërcënimeve për vite me radhë, përfshirë edhe atentate të planifikuara ndaj jetës së tij dhe familjes. Ai ndodhet nën mbrojtje që nga viti 2021, ndërsa kujdesi ndaj tij ka nisur që në vitin 2009.

Mbrojtja filloi pas një investigimi që Ranucci realizoi në Sicili për një minierë të menaxhuar nga një klan katanez. Familja Ercolano kishte kërkuar që gazetari të mbikëqyrej nga një person i rrezikshëm.

Në vitin 2021, niveli i alarmit u rrit ndjeshëm. “Që nga mesi i gushtit jam nën mbrojtje 24 orë në 24. Një person nga burgu kishte punësuar dy vrasës të huaj, dy shqiptarë, për të më vrarë. Ky individ menaxhon trafikun e drogës dhe ka lidhje me familje të ‘Ndranghetas, si dhe me kartelin kolumbian të Pablo Escobar”, tregoi Ranucci për revistën Noi Antimafia.

Sigfrido Ranucci, gazetari investigativ, Report Rai3, kërcënime për jetën, atentat me bombë, krimi i organizuar, mafia italiane, ‘Ndrangheta, karteli kolumbian, plumba jashtë shtëpisë, Matteo Messina Denaro, Fabrizio Piscitelli Diabolik, mbrojtje 24/7, kërcënime ndaj gazetarisë, investigime kriminale, lidhje krim-politikë, sulme ndaj gazetarëve, hetime Sicili, raportime të rrezikshme, familja Ercolano, trafik droge, krim ndërkombëtar, atentate të planifikuara, investigim minierash, sulme ndaj Report, gazetari italian, mbrojtje personale, kërcënime

Porositësi i atentatit është ende në burg, por nuk është hapur proces penal ndaj vrasësve të mundshëm. Sipas gazetarit, i njëjti rreth kriminal lidhet edhe me vrasjen e bosit të njohur Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik.

Ranucci kujtoi edhe kërcënime të tjera gjatë viteve, përfshirë një plan për ta vrarë nga një përfaqësues i klanit Santapaola në vitin 2010, që u pengua nga Matteo Messina Denaro. Në nëntor 2024 ai u kërcënua pas raportimeve për konfliktin Izrael-Palestinë.

Gazetari ka marrë kërcënime të vazhdueshme, duke përfshirë gjetjen e dy plumbave jashtë shtëpisë dhe ndjekje nga persona të identifikuar nga eskorta e tij. Megjithatë, Ranucci vazhdon punën investiguese, duke sfiduar kërcënimet dhe duke zbuluar lidhjet midis krimit të organizuar dhe politikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit