Karrotreci transporton mjetet me rimorkio njëri mbi tjetrin si “LEGO”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.10.2025, 21:30

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në autostradën Tiranë–Durrës, ku qytetarët janë habitur nga pamja e një karrotreci që transportonte dy automjete me karroceri, të vendosura njëra mbi tjetrën, një skenë që shumë e kanë krahasuar me lodrat “LEGO”.

Sipas dëshmitarëve, mjeti i rëndë është lëkundur disa herë gjatë rrugës, duke rrezikuar të përmbysej për shkak të peshës së madhe të automjeteve që transportonte. Gropat dhe deformimet e autostradës e kanë vështirësuar edhe më shumë lëvizjen e tij.

Edhe pse shoferi kishte vendosur trekëndëshin e paralajmërimit, shumë drejtues të tjerë mjetesh janë ndjerë të pasigurt, duke e cilësuar situatën si të rrezikshme për qarkullimin.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit