Burri francez që jetoi normalisht edhe pse i mungonte 90% e trurit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.10.2025, 19:56

Një rast mjekësor i rrallë ka lënë pa fjalë komunitetin shkencor: një burrë francez 44-vjeçar ka jetuar për vite të tëra me vetëm 10% të trurit, duke mbajtur një jetë krejt normale, kishte familje, punonte si nëpunës civil dhe kishte një IQ (koeficient iteligjence) 84, pak nën mesataren, por plotësisht funksionale.

Rasti u publikua fillimisht në revistën mjekësore The Lancet, pasi skaneri zbuloi se kranja e tij ishte pothuajse plotësisht e mbushur me lëng, duke lënë vetëm një shtresë shumë të hollë indi trunor. Ai vuante nga një gjendje e quajtur hidrocefali, që shkakton grumbullim të lëngjeve në tru.

Sipas mjekëve, burri kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale që në foshnjëri, por gjendja e tij kishte mbetur e pazbuluar për dekada. Ai u paraqit në spital vetëm pasi ndjeu dobësi në këmbën e majtë, moment kur zbulimi i pabesuehëm doli në pah.

Psikologu njohur Axel Cleeremans, nga Universiteti i Lirë i Brukselit, e ka cilësuar këtë rast si një shembull të jashtëzakonshëm të aftësisë së trurit për t’u përshtatur dhe rigjeneruar, duke sfiduar teoritë tradicionale mbi vetëdijen.

“Është e pabesueshme që truri mund të funksionojë pothuajse normalisht me kaq pak neurone. Kjo tregon se vetëdija nuk lidhet me një zonë të vetme, por me aftësinë e trurit për të mësuar e rindërtuar veten,” – u shpreh Cleeremans.

Ky rast i jashtëzakonshëm është konsideruar si një nga dëshmitë më të qarta të neuroplasticitetit, që tregon sa i fuqishëm dhe elastik mund të jetë truri i njeriut, edhe përballë humbjeve ekstreme fizike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit