“Çudia” zgjati tri ditë: Policia “lodhet”, monopatinat pushtojnë sërish Tiranën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.10.2025, 20:14

Vetëm tri ditë pas bujës mediatike, aksioni i policisë kundër monopatinave duket se ka përfunduar pa lavdi. Pas sekuestrimeve masive dhe gjobave të shumta në fillim të javës, efektivët janë zhdukur nga rrugët e kryeqytetit, duke lënë përdoruesit e monopatinave të qarkullojnë sërish të lirë si më parë.

Nga vëzhgimet në disa nga pikat ku më herët policia ndalonte drejtuesit e monopatinave, nuk është parë asnjë patrullë. Aksioni që u prezantua si masë për “sigurinë rrugore” u shua po aq shpejt sa nisi, duke ngritur dyshime se ishte më shumë një fushatë propagandistike, sesa një plan i mirëfilltë për zbatim afatgjatë.

Në fakt, të vetmit që “e pësuan” nga kjo fushatë tre-ditore ishin qytetarët që u ndaluan në ditët e para dhe monopatinat e të cilëve ende mbahen të sekuestruara nga policia rrugore.

Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë me dije se pritet të hartohet një draft-ligj për qarkullimin e monopatinave elektrike. Sipas parashikimeve, ato nuk do të ndalohen, por do të ketë rregulla të reja për shpejtësinë dhe përdorimin në rrugë publike.

Në Tiranë, ndërkohë, monopatinat kanë rifituar terrenin, duke u kthyer në simbolin më të freskët të fushatave të nisura me bujë dhe të harruara me shpejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit