Iu kthye makina me “këmbë përpjetë”, policia e Sarandës arreston shoferin 18-vjeçar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.10.2025, 20:13

Një aksident spektakolar është regjistruar pas mesnate në qytetin e Sarandës. Një automjet tip “Chevrolet” me targa greke HNZ 4022 ka humbur kontrollin në rrugën “Lefter Talo”, përballë një hoteli, duke u përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas duke përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por makina pësoi dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit, Aleksandro Gunella, 18 vjeç. Nga matjet, i riu rezultoi me 0.58 mg/l në testin e parë dhe 0.62 mg/l në të dytin.

Policia e arrestoi 18-vjeçarin në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit