Sylvinho s’ndalet, 7 ndeshje pa humbje synon majën ndaj Anglisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.10.2025, 19:20

Shqipëria e Sylvinhos po kalon një periudhë që mund të quhet pa frikë “epoka e artë” e kuqezinjve. Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja ka ndezur dritën jeshile për një ëndërr që dikur dukej e paarritshme, pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Pas suksesit me Jordaninë në miqësore, kuqezinjtë e Sylvinhos numërojnë tashmë 7 ndeshje radhazi pa humbje, një rekord i vogël që po rritet nga ndeshja në ndeshje. Gjithçka nisi më 24 mars me fitoren 3-0 ndaj Andorrës, vijoi me barazimet 0-0 ndaj Serbisë dhe 1-1 në transfertë me Letoninë, suksesin minimal 1-0 ndaj të njëjtit rival në “Air Albania”, triumfin historik 1-0 në Leskovc me golin e Manajt, si dhe fitoren e fundit 4-2 ndaj Jordanisë.

Në historikun e tij në stol, Sylvinho ka regjistruar më parë një seri prej 8 ndeshjesh pa humbje (nga qershori në nëntor 2023). Tani, braziliani është një hap larg për ta kaluar atë rekord personal. Një fitore në Andorra dhe një paraqitje e madhe kundër Anglisë mund ta vendosin trajnerin në “Olimpin” e historisë kuqezi, me 9 ndeshje pa disfatë, diçka që askush më parë nuk e ka arritur në drejtimin e Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit