Sheshi Skënderbej i veshur me ngjyrat Kuqezi në mbështetje të UÇK

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.10.2025, 18:44

Sheshi Skënderbej në Tiranë u vesh këtë të premte me ngjyrat kombëtare, pasi me mijëra vetë e mbushën atë gjatë një tubimi në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Pjesë e protestës ishin veteranë të UÇK-së, familjarët të dëshmorëve, politikanë dhe qytetarë nga mbarë trevat shqiptare.

Me flamuj në duar, këngë e brohoritje në kor, ata bënë thirrje për drejtësi dhe lirimin e ish-drejtuesve të UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit