Autobusi nuk i merr për shkak të rrugës, fëmijët shkojnë nëpër shi në shkollë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2025, 18:04

Banorët e lagjes nr. 6 në Sukth, Durrës po përballen me një problem serioz që prek jetën e përditshme të fëmijëve të tyre.

Rruga kryesore që lidh lagjen me shkollën Sukth Vardardh është në një gjendje tepër të keqe, e dëmtuar dhe pothuajse e pakalueshme për autobusët. Për shkak të kësaj, autobusi shkollor nuk i merr më fëmijët, duke i detyruar ata që çdo ditë të bëjnë në këmbë një distancë prej rreth 4 kilometrash, për të shkuar dhe për t’u kthyer nga shkolla.

Kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë në ditët me shi, kur rruga bëhet edhe e rrezikshme, duke vështirësuar lëvizjen e nxënësve.

Prindërit janë shumë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, të cilët edhe në 2025 duhet të shkojnë në shkollë në këtë gjendje.

Banorët dhe komuniteti lokal kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, si dhe rikthimin e shërbimit të transportit shkollor, në mënyrë që fëmijët të mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme për në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit