Shoferët shmangin trafikun duke ndjekur pas ambulancën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.10.2025, 18:38

Tirana po përballet këtë të premte me vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve, për shkak të protestës së veteranëve të UÇK-së, të cilët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e ushtrisë që sipas tyre po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Në kryeqytet janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet, gjë që ka ndikuar ndjeshëm në trafikun e rënduar dhe ka shkaktuar bllokime të gjata në disa akse rrugore. Shumë qytetarë janë detyruar të presin për minuta të tëra në rrugë.

Njëri prej drejtuesve të mjeteve ka denoncuar një rast të papërgjegjshëm, ku disa shoferë, për të shmangur trafikun, kanë ndjekur nga pas një ambulancë duke hyrë me shpejtësi në korsinë e saj në zonën e Vorës.

Qytetari ka shkruar: “Shqipot duke shmangur trafikun me ambulancën. Sapo e filmova sa kalon Vorën!”

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit