Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një qytetar ka vrarë veten me armë.
Viktima Bledi Hasanmemi ishte frekuentues i rregullt i poligonit dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë. Dyshohet se kohët e fundit ai po përballej me episode ankthi dhe depresioni.
Në momentin e ngjarjes, Hasanmemi ndodhej në poligon në shoqërinë e një miku dhe instruktorit të qitjes. Të dy janë shoqëruar nga policia për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me rrethanat e incidentit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.