Me shpejtësi skëterrë, Policia Rrugore përplas mjetin e parkuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.10.2025, 15:10

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku është përfshirë një automjet i Policisë Rrugore.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit, kur një mjet tip “Ford”, në pronësi të policisë, është përplasur me forcë në pjesën e pasme të një automjeti “Land Rover” të parkuar anës rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, makina e policisë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën ballore, ndërsa janë hapur edhe airbagët. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Sipas dëshmive nga qytetarë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, mjeti i policisë dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë, megjithëse ky detaj ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit