Burri e braktisi sapo u sëmur, prindërit e Silvanës kërkojnë ndihmë: I duhen ilaçe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2025, 13:46

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Silvana Dushku është një 31-vjeçare e divorcuar, nënë e një vajze 12-vjeçare, që prej 4 vitesh përballet me një sëmundje të rëndë në gjak.

Ajo jeton me gjyshin e saj në kushte shumë të vështira ekonomike dhe prej vitesh trajtohet me kimioterapi. Por aktualisht gjendja e saj është rënduar shumë dhe është e shtruar në spitalin “Nënë Tereza”.

Silvana ka nevojë urgjente për medikamentet e kimioterapisë, të cilat kushtojnë rreth 1 milion lekë në muaj që prindërit nuk i përballojnë dot.

Pas diagnostikimit, bashkëshorti e ka braktisur, duke e lënë vetëm me barrën e madhe të sëmundjes dhe kujdesit për vajzën e tyre.

Babai i saj, i moshuar dhe në pamundësi ekonomike, po përpiqet të gjejë mënyra për të siguruar medikamentet, por situata është e papërballueshme. Ai lutet për ndihmë që Silvana të shërohet dhe t’i rikthehet jetës jo vetëm për vete por edhe për vajzën që ia ndjen mungesën çdo ditë.

Kushdo që ka mundësi mund të kontaktojë në numrat e mëposhtëm për ndihmë:

+355692855299,

+355694501496.

Mesazhi i familjarëve:

Pershendetje! Ju lutem eshte nje vajze 31 vjec e divorcuar Silvana Dushku quhet.Sapo bashkëshorti e mori vesh per semundjen e la. Ajo ka nje vajze 12 vjec.Jeton me gjyshin ne gjendje shume te veshtire ekonomike.Ka 4 vite qe kurohet ka nevoje per kimioterapi .Duhet te mari ilacet. qe kushtojne 1 milion lek ne muaj Eshte ne gjendje te dendura dhe kushte shume te veshtira jetese.Ju lutem mund t'a publikoni rastin .

Ajo momentalisht ndodhet ne QSUT nuk ka leke per kimioterapine Po mer kortizol.

Ka mar receten babai i saj i pa mundur po kerkon ndihme nga te gjithe .Por eshte i pa mundur .Ju lutem publikojeni sps vajza mbetet vetem .Babai i saj nuk di nga te iki per te blere medikamentet qe duhen per te vazhduar kimioterapinë .

+355692855299 numri I Silvanes.

Ju lutem beni dicka

Ka kimioterapinë eshte ne gjendje ku nuk mban me thonë doktoret ka 4 vite qe kurohet tani nuk kane me mundesi. 0694501496 Nevrus eshte babai zotëria ne vido

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit