Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në një poligon qitjeje pranë stadiumit “Air Albania”, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Viktima është identifikuar si Bledi Hasani, ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike. Deri tani nuk dihen motivet që çuan në vetëvrasje, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës. Viktima ishte klient i rregullt i poligonit.