Shqipëria e dyta pas Portugalisë për problematikat me titujt e pronësisë dhe proceset gjyqësore të gjata

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2025, 11:29

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria renditet e dyta, pas Portugalisë, për nivelin e lartë të problematikës me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore. Indeksi për të drejtën e pronës në vendin tonë është 0.80, dukshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 0.93.

Ky indeks mat forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë, duke përfshirë mbrojtjen ligjore të pronarëve, funksionimin e tregut të pronave dhe qartësinë e regjistrave publikë. Rezultati i Shqipërisë reflekton problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimin e regjistrave dhe mungesën e transparencës, që pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.

Ndërkohë, përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformave mbetet i ngadaltë dhe jo i mjaftueshëm.

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe Bosnja e Hercegovina (0.82), ndërsa Serbia (0.88) dhe Mali i Zi (0.90) kanë përparuar ndjeshëm falë reformave institucionale dhe digjitalizimit.

Kjo diferencë e madhe mes Shqipërisë dhe vendeve europiane nënvizon nevojën urgjente për thellimin e reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë në vend.

Pasi vetëm pak ditë më parë një gjyqtar, Astrit Kalaja, u vra në krye të detyrës nga një qytetar i cili prej vitesh përballej me zvarritjen e proceseve gjyqësore për pronën që i takonte atij dhe familjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit