KRU ‘Prishtina’ njofton se disa zona do të mbesin 6 orë pa ujë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2025, 11:22

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se banorët e fshatrave Pomozotin, Bardh i Vogël, Vragoli, Miradi e Epërme si dhe lagjet 28 dhe 29, do të mbesin për gjashtë orë pa ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme.

KRU “Prishtina" thotë se nga ora 12:00 deri në ora 18:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme në këto zona për shkak të pastrimit të rezervuarëve.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të punimeve të pastrimit të rezervuarëve, nga ora 12:00 deri në ora 18:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në këto zona: Pomozotini, Bardhi i Vogël, Vragoli, Miradi e Epërme, Lagjet 28 dhe 29.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin derisa të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit