Edhe banorët e Zall-Bastarit shtrojnë vetë rrugën! Pyjorja i gjobit me 1 mln lekë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.10.2025, 12:05

Pas zërit të ngritur nga banorët e Galushit në Peqin, të cilët vetëfinancuan shtrimin e rrugës së tyre mbi 2 km pa asnjë ndihmë nga bashkia, një tjetër denoncim ka mbërritur nga banorët e lagjes Shyqyrk në Zall-Bastar, vetëm 22 kilometra larg nga Tirana.

Ata tregojnë se kanë mbledhur 5 milion lekë të vjetra për të hapur një rrugë të domosdoshme për komunitetin e tyre, ndërsa për "shpërblim", janë gjobitur nga Inspektorati Pyjor me 1 milion lekë, me arsyetimin se kanë prerë bimësi kur në fakt, sipas tyre, janë pastruar vetëm disa ferra.

Denoncimi i banorëve të Zall-Bastarit:

Përshëndetje JOQ! Marr shkas nga video e banorëve të Galushit që po shtronin rrugën vetë. Jam banor i zonës Zall-Bastar, lagjja Shyqyrk, 22 km afër qendrës së Tiranës. Kemi mbledhur vetë si banorë në total 5 milion lekë të vjetra për të hapur një rrugë dhe ironia e fatit është se gjobitemi nga Pyjorja me vlerë 1 milion lekë të vjetra për prerjen e disa ferrave, se pemë nuk është prerë asnjë e vetme. Ju uroj më të mirat!

Kontrasti mes angazhimit të qytetarëve dhe pasivitetit të institucioneve vendore vë në dukje një realitet absurd, banorët jo vetëm që paguajnë taksa rregullisht, por në fund janë ata që mbledhin para, angazhojnë mjete e punëtorë dhe hapin rrugë, ndërsa bashkitë kufizohen në heshtje ose më keq, ndërhyjnë me gjoba burokratike.

Në këtë situatë ku qytetarët janë shndërruar në inxhinierë, punëtorë dhe financierë të infrastrukturës lokale, lind natyrshëm pyetja, për çfarë shërbejnë bashkitë, përveçse për të numëruar votat dhe për të mbledhur taksat?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit