Hoxha dhe Vata, mjekët gjinekologë që morën jetën e një foshnje me neglizhencën e tyre

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.10.2025, 10:39

Personat në foto janë Aida Hoxha dhe Ervis Vata, mjekët gjinekologë të maternitetit “Koço Gliozheni”, të cilët do të përballen me drejtësinë pasi Prokuroria e Tiranës i ka marrë të pandehur për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Ata akuzohen se me mosveprimin e tyre shkaktuan vdekjen e një foshnje të sapolindur në korrik të vitit 2021, pasi ndërhynë me forceps në një lindje që ishte planifikuar të kryhej me operacion. Prokuroria konkludon se dëmtimet e rënda në kokën e foshnjës, të cilat sollën shok traumatik dhe hemorragjik, nuk ishin pasojë e ndonjë komplikacioni të papritur, por si pasojë e mungesës së ndërhyrjes në kohë nga ana e mjekëve.

Sipas aktit të ekspertizës mjekoligjore, dëmtimet që çuan në vdekjen e foshnjës nuk kanë qenë pasojë e ndonjë komplikacioni të papritur, por rezultat i drejtëpërdrejtë i mungesës së ndërhyrjes në kohë nga mjekët përgjegjës. Ekspertët konkludojnë se përdorimi i forcepsit në vend të seksio cezarianit që ishte planifikuar më herët shkaktoi shok traumatik dhe hemorragjik te foshnja.

Prokuroria thekson se nëse lindja do të ishte kryer me operacion, siç ishte vendosur, përdorimi i forcepsit do të ishte shmangur dhe pasoja fatale me shumë gjasë nuk do të kishte ndodhur. Pas hetimeve që kanë zgjatur mbi tre vjet dhe kanë kaluar në disa duar të prokurorëve, çështja ka shkuar për gjykim me dy mjekët të pandehur. Nëna e fëmijës, Adelina Zeqiri, ka akuzuar publikisht stafin për braktisje dhe për mosreagim.

Akti i autopsisë, i kërkuar menjëherë pas vdekjes, konfirmon se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë, të shkaktuara nga përdorimi i gabuar i forcepsit gjatë lindjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit