Sherr fizik dhe me armë në një pikë karburanti në Spille, tre të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.10.2025, 09:56

Një konflikt mes tre personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, pranë një pike karburanti. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka qenë i armatosur dhe ka goditur një tjetër me qytën e pistoletës. Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin rajonal, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar personat e përfshirë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit vijojnë. Sipas burimeve paraprake, shkak për përplasjen janë bërë motive të dobëta, por ende nuk janë dhënë detaje të plota mbi natyrën e konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit