Kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka ngjallur reagime në rrjete sociale pas paraqitjes së tij në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku u vu në siklet nga një pyetje e drejtpërdrejtë për gjendjen e tij financiare.
Në një moment të intervistës, Arbana e pyeti Qorin sa para kishte aktualisht në bankë. Përgjigjja e tij befasoi jo vetëm moderatoren, por edhe publikun:
“Nuk e di saktë, financat i menaxhon bashkëshortja ime. Diku te 20 milionë lekë të vjetra, plus minus 5 mijë euro,” – u shpreh Qori.
Deklarata u shoqërua me reagimin e menjëhershëm të Arbanës: “Sa the?”, duke reflektuar habinë që ndanë edhe shumë ndjekës të emisionit.
Për një politikan që ka ndërtuar imazhin e tij mbi thirrjet për “barazi sociale” dhe “jetesë modeste”, shifra e përmendur dhe qëndrimi ndaj financave personale kanë ngjallur diskutime. Komentuesit kanë vënë në dyshim përputhjen mes fjalëve të Qorit për “drejtësi ekonomike” dhe realitetit të jetës së tij private.
Kritikët e kanë cilësuar intervistën si “moment demaskues”, ndërsa të tjerë kanë ironizuar faktin që lideri i majtë “nuk e di sa para ka, por e di që janë dhjetëra mijëra euro”.