Kuvendi rrëzon rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.10.2025, 21:18

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi të enjten kërkesën e Partisë Demokratike për miratimin e një rezolute që dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa e demokratëve nuk mori mbështetjen e shumicës, ndërsa detajet e votimit nuk u publikuan.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhet të kishte miratuar menjëherë rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke akuzuar Partinë Socialiste se “po shkel mbi gjakun e viktimave të gjenocidit”.

Ata që mohojnë gjenocidin në Kosovë nuk kanë ndërgjegje njerëzore e kombëtare. Duhej të adaptonim menjëherë rezolutën e Kosovës”, deklaroi Berisha, duke shtuar se “Rama është shërbëtor i Vuçiqit”.

Në përgjigje, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, u shpreh se qeveria nuk pranon “leksione patriotizmi” për Kosovën, duke theksuar se kryeministri Rama ka kërkuar publikisht në Beograd njohjen e pavarësisë së saj.

Kjo qeveri ka forcuar bashkëpunimin strategjik me Kosovën dhe ka mbështetur projektet e përbashkëta zhvillimore e ushtarake. Për këto çështje kërkohet unitet kombëtar, jo përçarje politike,” tha Vëngu.

Nga ana e tij, deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, kritikoi qëndrimet e qeverisë ndaj Kosovës, duke përmendur marrëdhëniet e ngrohta me Beogradin dhe nismën “Open Balkan”.

Kosova meriton një tjetër qasje. Nëse duam t’i dalim në krah, ky parlament duhet të shprehet të paktën me një rezolutë,” u shpreh Kapri.

Ndërsa deputeti socialist Ulsi Manja mbrojti kryeministrin Rama, duke e cilësuar “avokat të shkëlqyer të çështjes së Kosovës”.

Rama ka mbajtur qëndrime të forta diplomatike në tryezat ndërkombëtare dhe ka kërkuar njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende e refuzojnë atë,” tha Manja, duke shtuar se deputetët socialistë do të marrin pjesë në protestën e nesërme në mbështetje të UÇK-së.

Pas debatit të gjatë dhe përplasjeve politike, kërkesa e PD-së për miratimin e rezolutës u rrëzua nga Kuvendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit