Shqiptari Eduard Danaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke, për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, një krim që tronditi Athinën në maj të vitit 2024.
Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari veproi me paramendim, i shtyrë nga xhelozia dhe dëshira për kontroll ndaj partneres së tij. Hetimet zbuluan se ngjarja ndodhi pas një konflikti të ashpër mes çiftit, që përfundoi tragjikisht me goditje të shumta me thikë.
Pas krimit, Danaj u largua nga vendngjarja dhe u strehuar përkohësisht në një hotel në periferi të kryeqytetit grek, ku u lokalizua dhe arrestua nga policia disa orë më vonë.
Gjykata e Athinës e cilësoi aktin si vrasje të qëllimshme dhe pa asnjë shenjë pendese, duke e dënuar autorin me masën më të rëndë që parashikon ligji grek, burgim të përjetshëm.