IKMT irriton vlonjatët: Pronat e kryebashkiakut nuk preken, tonat u shembën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.10.2025, 16:34

Një aksioni i Inspetoriatit Kombëtar të Territorit në Vlorë ka shkaktuar pakënaqësi te pronarët e subjekteve të shembura, të cilët pretendojnë se objektet po shemben me selektime dhe padrejtësisht, duke bërë favorizime për disa prej tyre.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të tillë, ku sipas tij një ndërtim u shemb, ndërsa të tjerëve në të dy krahët e tij nuk iu prek asnjë tullë, pavarësisht se ishin në të njëjtën vijë ndërtimi.

Ai shprehet se lokali në zonë ka lidhje me kryetarin e komanuar të bashkisë në Vlorë, Elis Halili, prandaj IKMT “nuk ka këllqe” që t’i afrohet. Kjo situatë po i shtyn qytetarët drejt vetëgjyqësisë, pasi këto vendime i konsiderojnë komplet të padrejta.

Denoncuesi shkruan:

O vëlla ne na i prishin pronat, këtij kryetarit të PS-së Elis Halilit s’ja prishin. Ka shtet këto apo të marrim arsenalin e armëve të pushkatohen të gjithë.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit