Të shtëna me armë silenciator pranë Mbikalimit të Rinasit, ka të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.10.2025, 14:52

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë pranë mbikalimit të Rinasit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë silenciator në drejtim të një makine.

Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur por ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, priten detaje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit