Kjo rrugë një investim i inauguruar një muaj më parë në zonën e Freskut në Tiranë.
Banorët tregojnë se punimet janë skandaloze, pasi vetëm pak javë pas hapjes tubacionet e vendosura poshtë asfaltit janë çarë, dhe sa herë vjen ora e furnizimit me ujë, asfalti kthehet në lumë. Uji vërshon nga të gjitha anët, duke ndikuar në shkatërrimin e rrugës.
Sipas banorëve, kjo situatë tregon mungesë totale përgjegjësie në menaxhimin e fondeve publike dhe përbën një shembull skandaloz të keqadministrimit të investimeve. Ata fajësojnë minibashkinë dhe Ujësjellësin e Tiranës (UKT), duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit.
Pamjet nga terreni tregojnë qartë gjendjen alarmante të rrugës, ku uji del nga poshtë asfaltit ndërsa automjetet detyrohen të kalojnë përmes tij.
Në denoncimin e plotë, qytetarët thonë:
Kjo është situata te Fresku. Rruga ka një muaj që është shtruar dhe po shkatërrohet nga uji.
400 metër më sipër është e njëjta situatë. Asfalti është hapur prej ujit që del me presion në çdo orar që vjen uji. Ju e kuptoni vetë se sa kohë duhet të bëhen investime në zonë dhe ky investim edhe pse i mangut me një asfalt sipërfaqësor, por shkatërrohet nga papërgjegjshmëria e UKT-së me minibashkinë.
Mungesë totale respekti për fondet publike dhe për një investim që po prishet ende pa mbaruar pasi nga ana e fizikës bërthamore nuk ka mbaruar akoma shtrimi.
Shkrimi u mor nga TVA News!