Faqja online Creative Gifts ka reaguar pas publikimit të një rasti ditën e djeshme, ku është akuzuar për mashtrim nga një kliente. Sipas reagimit të faqes, bëhet fjalë për një keqkuptim që lidhet me mënyrën se si është dërguar dhe interpretuar një foto e produktit.
Kompania thekson se do të kishte qenë më e drejtë që para publikimit të akuzave të kontaktohej drejtpërdrejt, në mënyrë që të sqarohej situata dhe të shmangeshin keqinformimet.
Sipas Creative Gifts, klientja ka pasur të drejtën ta hapte produktin, sikurse çdo konsumator tjetër, por problemi ka lindur nga fakti se fotografia e dërguar prej saj nuk e pasqyronte realisht produktin që kërkonte. Produkti i përfunduar rezultoi i njëjtë me atë që del nga fotoja e dërguar fillimisht, prandaj edhe përpjekjet për ta ndryshuar rezultatin ishin të pamundura derisa klientja të dërgonte një imazh të ri.
Në momentin që është dërguar një foto tjetër, kompania ka realizuar produktin sipas kërkesës, duke përmbushur çdo detaj. Por, sipas tyre, klientja nuk e ka hapur produktin dhe ka vazhduar të insistojë për të njëjtën foto, çka ka krijuar përshtypjen e gabuar se ishte mashtruar.
Creative Gifts thekson se çdo porosi realizohet në bazë të materialeve që dërgon klienti dhe se çdo ankesë trajtohet me transparencë e korrektësi.
Reagimi i plotë i Creative Gifts:
Përshëndetje! Jemi faqe online dhe pash qe keni postuar story dhe post ne facebook per mashtrim nga ana yne kinse per nje kliente! E para e punes klientja ka patur te drejt ta hap sikurse çdo klient tjeter produktin/porosine. Përtej asaj, produkti qa ka marre del ashtu dic dergohet fotoja. Prandaj edhe i kam thene klientes qe me ate foto nuk del ndryshe. Klientja nuk ka derguar foto tjeter. Jo me ate foto ka kerkuar e s'eshte problemi se kemi mashtruar ne por fotoja eshte asi sosi sa sdel ndryshe, momentin qe na dergoj foto tjeter ia beme tjetren por e njejta as se ka hapur produktin e as ska derguar foto tjeter e insistonte te njejten foto ta bente derisa e kuptoi qe problemi ishte tek fotoja.

