Si në kohët e lashta: Materniteti në Pogradec pa higjienë dhe me suva të rëna

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.10.2025, 13:10

Një qytetare nga Pogradeci ka ngritur një shqetësim serioz mbi kushtet skandaloze në të cilat ndodhet materniteti i qytetit. Në një denoncim të bërë në redaksinë tonë, ajo e përshkruan situatën si të papranueshme dhe alarmante për një institucion shëndetësor që kujdeset për jetën e nënave dhe fëmijëve të porsalindur.

Sipas qytetares, materniteti i Pogradecit është në një gjendje të degraduar, me mure të lagura, suva të rëna, tualete jashtë funksionit dhe mungesë të theksuar higjiene.

Duke treguar pamjet tronditëse nga ambientet e brendshme të maternitetit, qytetarja pyet se si mund të futet një shtet në BE kur materniteti dhe spitalet janë në këtë gjendje.

Ndërkohë, mungesa e investimeve në spitale dhe maternitetet rajonale mbetet një plagë e vjetër e sistemit shëndetësor në vend, duke lënë mijëra qytetarë të ekspozuar ndaj kushteve të papërshtatshme për trajtim dhe lindje.

Qytetarja kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria rajonale dhe institucionet përgjegjëse për inspektimin e standardeve spitalore.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje! Shikoni ke cfare gjendje eshte materniteti ne qytetin e Pogradecit. Si mund te lihet ne kete menyre ne gjendje katastrofike ,pa higjiene minimale dhe shteti pretendon te hyje ne BE"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit