Motrat nga Belshi në grevë para Kryeministrisë: Na janë vjedhur pronat nga Hipoteka e Elbasanit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2025, 12:29

Tre motra nga Belshi, kanë nisur grevën e urisë para Kryeministrisë për shkak të një konflikti pronësie që ka kaluar në një çështje ligjore dhe institucionale. Sipas tyre, Hipoteka e Elbasanit ka shpallur të pavlefshme 10 certifikata pronësie, 8 toka dhe 2 shtëpi, të cilat kanë qenë në pronësi të shtatë bashkëpronareve, por janë transferuar në një emër të vetëm pa dijeninë e pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Ata ankohen për mungesë përgjigjesh dhe transparence nga institucionet shtetërore, duke përfshirë ASHK-në dhe Hipotekën, të cilat nuk po pranojnë të japin dokumentacionin e plotë dhe listën e bashkëpronareve. Motrat kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, dhe thonë se janë përballur me korrupsion dhe abuzime që po i dënojnë me humbjen e pronave të tyre legjitime.

Grevistët kërkojnë që çështja e tyre të marrë vëmendje dhe zgjidhje të drejtë, ndërsa protestojnë në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ata kërkojnë ndërhyrje nga Kryeministri dhe institucione të tjera për të ndaluar grabitjen e pronave dhe për të rikthyer drejtësinë në këtë rast, që sipas tyre, është një shembull i padrejtësive sistematike në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit