150 naftëtarët e Bankers Petroleum bojkotojnë punën, 400 puse nafte pa mbikëqyrje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2025, 10:54

Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum kanë ndërprerë punën këtë të enjte, në shenjë proteste për kushtet e tyre të punës dhe nivelin e pagave. Sipas burimeve në terren, si pasojë e bojkotit, mbi 400 puse nafte kanë mbetur pa kontroll dhe mbikëqyrje, duke rrezikuar aktivitetin normal të kompanisë.

Pak pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, 10 përfaqësues të Sindikatës së Hidrokarbureve kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga drejtuesit e kompanisë. Ata shprehen të zhgënjyer nga mungesa e përmirësimeve ndër vite dhe theksojnë se prej një dekade kushtet e punës dhe pagat kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht kontributit të tyre në një nga sektorët më fitimprurës në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit