Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, në gjyq ish-shefi i Rrugores dhe 2 policë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2025, 10:00

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen ndaj ish-shefit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, dhe dy vartësve të tij, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Të tre akuzohen se kanë marrë një shumë prej 2 mijë eurosh nga një biznesmen, në këmbim të mosarrestimit të bashkëshortes së tij, e cila ishte përfshirë në një aksident rrugor me pesë të plagosur. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, ryshfeti është dhënë në dy këste dhe me dijeninë e zinxhirit komandues të Policisë Rrugore Tiranë.

Përveç tre efektivëve të arrestuar, të pandehur janë marrë edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje Ergest Vrioni dhe Bledi Belba të cilët janë hetuar në gjendje të lirë. Dosja penale për korrupsion pasiv dhe aktiv do të shqyrtohet në seancë paraprake nga Gjykata e Posaçme, me gjyqtaren Irena Gjoka në krye të trupit gjykues. Roven Zeka aktualisht ndodhet në arrest shtëpie për arsye shëndetësore.

Sipas aktit të hetimit, oficeri Edison Tabaku ka ndërmjetësuar kërkesën për para, duke shfrytëzuar njohjen me biznesmenin Ergest Vrioni. Fillimisht i janë dhënë 1000 euro pranë banesës së tij, ndërsa më pas është kërkuar edhe një shumë shtesë prej 1000 eurosh me justifikimin se “kishte të tjerë mbi kokë”. Komunikimet telefonike mes Tabakut dhe eprorëve të tij zbuluan përfshirjen e Zekës dhe Novakut. Qëllimi i pagesës ishte shmangia e procedurës penale ndaj drejtueses së mjetit që kishte shkaktuar aksidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit