Lista Serbe – partia që dirigjohet nga Beogradi – ka dorëzuar sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Ata kanë pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.
“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.