Azizi: Investimet nëpër shkollat shqipe në Butel janë kryesisht donacione

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2025, 09:03

Isamedin Azizi, tha se nxënësit shqiptarë në shkollat e butelit po diskitiminohen.

Azizi tha se pavarësisht që numri i nxënësve shqiptarë është I lartë, paralele nuk ka mjaftueshëm, siç tha, në mesatare i bije që mësojnë rreth 35 nxënës në një klasë.

Përveç kësaj, ai tha se shkollat kanë të gjithë stafin të komunitetit maqedonas, ndodëse numri i nxënësve nga ky komunitet është më i vogël.

“Ajo që dallon dhe që diskriminon pozicionin e shqiptarëve është në numrin e paraleleve. Pra, 3450 nxënës shqiptar mësojnë në 110 paralele, ndërsa 1300 nxënës mësojnë në 131 e një paralele. Nëse këtë e kthejmë në numra në klasë, i bije mesatarja në paralelet me mësim në gjuhën shqipe shkojnë 34-35 nxënës, ndërsa me ata në paralele me gjuhën maqedone i bien 8-10 nxënës në klasë. Ky është realiteti edhe këtë e din secili prind. Secili prind që ka fëmijë në shkollë ballafaqohet me këtë problem, sidomos tri shkolla të pjesës urbane. Ballafaqohen me fluks të madh të fëmijëve që janë mbi 34, mbi 35 nxënës”, tha Isamedin Azizi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit