Qytetari: Grekët i përdorin skuterat, qeveria aty sillet keq me shqiptarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.10.2025, 20:35

Pa bazë ligjore, por me një urdhër të postuar në “Facebook” nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, Shqipëria vendosi ndalimin e përdorimit të monopatinave për një afat të pacaktuar, dhe sekuestrimin e tyre kur të shihen në rrugë.

Kjo masë e cila u argumentua si e nevojshme për shkak të shtimit të numrit të aksidenteve, nuk u prit aspak mirë nga qytetarët, të cilët mbetën të pakënaqur nga mënyra se si u veprua “sot për nesër”, pasi vendimi u prezantua të dielën, dhe sekuestrimi nisi të hënën, ku shumë prej përdoruesve nuk ishin fare në dijeni.

Për këtë, qytetarët bënë sot një protestë përpara Policisë Rrugore në Tiranë, ku kërkuan që monopatinat të kthehen mbrapsht, dhe për lëvizjen e tyre të caktohen rregulla fikse. Përgjigjja që qytetarët morën ishte se mjetet e sekuestruara do të mbahen të bllokuara deri kur të caktohet ligji që rregullon lëvizjen e tyre.

Ndërkohë, një qytetar shqiptar që ndodhet në Greqi, dërgon këtë video me anë të së cilës thotë se shteti fqinj lejon përdorimin e këtyre mjeteve sipas rregullave të caktuara, dhe qytetarët i shfrytëzojnë për punë të ndryshme. Sipas tij, në Shqipëri përdorimi ndalohet sepse ashtu ka qejf kryeministri.

Përshëndetje, desha të publikoja diçka në lidhje me skutertar. Ja Greqia të gjithë qarkullojnë me skutera se i nevojiten për shumë gjëra, kurse Shqipëria dashka t’i heqë të gjitha sepse na bije me skuter djali i kryeministrit dhe kryeministri do t’i heqë të gjitha. Ku e gjen ai këtë të drejtë kur e gjithë bota i ka në qarkullim, vetëm kryeministri jonë Edvin Kristar Rama dashka të na i heqi. Turp të vijë turp... më vjen shumë keq që sillet kështu me shqiptarët shumë keq,” shkruan ai.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit