Muja: Na sulmuan militantët e PDK-së në Mitrovicë, pata përshtypjen se njëri tentoi të nxirrte pistoletë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2025, 15:10

Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se në një prej tubimeve në fushatën në Mitrovicë,kishte ‘përpjekje nga njerëzit e PDK-së për sulme’.

Muja përmend edhe armët.

“Ata erdhën për të na sulmuar, njerëz të PDK-së. Keni parasysh, Memli Krasniqi kur ishte në palestrën Minatori, ishte mu ky djali pak me mjekërr në të djathtë të tij, që pata përshtypjen që tentoi të nxirrte një pistoletë.

Ka pasë përpjekje nga ta, për të prishur elementin e tolerancës dhe korrektësisë politike”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit