Burgu i bën mirë Butës: Mos i lini fëmijët me ngu muzikën tem

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.10.2025, 14:55

Reperi i njohur shqiptar Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, ka folur së fundmi për ndikimin e atësisë në jetën e tij, duke mos hezituar të vendosë kufij të qartë për muzikën që krijon.

I ftuar në një emision televiziv, Buta rrëfeu se lindja e vajzës së tij, Irina, në shkurt të vitit 2024, e ka ndryshuar thelbësisht, por nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me stilin e tij.

“Nuk më takon mua t’ua edukojë fëmijët,” u shpreh reperi, duke shtuar se nuk do të ndalojë apo të zbusë muzikën e tij për audienca të reja apo më të reja. “Nuk i kisha preferuar prindërit me i lënë fëmijët e tyre me ngu muzikën tem se është muzikë e pacensuruar.”

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur shumë artistë ndihen të detyruar të zbutin përmbajtjen për t’u përshtatur me publik më të gjerë. Por Buta është i qartë: muzika është arti i tij, dhe nuk është një manual edukimi për fëmijët.

Megjithatë, reperi pranon se roli i babait ka sjellë një transformim të brendshëm. “Irina është motivi dhe forca ime për jetë,” tha ai. Përmes përvojës së atësisë, Buta është bërë më i vetëdijshëm për shembullin që jep në jetën e përditshme, edhe pse muzika e tij mbetet e pandryshuar në thelb. “Tash jam më i fokusuar te shembulli që u jap fëmijëve, jo te censura në art,” përfundoi reperi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit