Festa e fitores kthehet në terror, familja shqiptare sulmohet nga tifozët serbë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.10.2025, 14:07

Ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës midis Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovc përfundoi me fitoren 1-0 për Shqipërinë duke shkaktuar gëzim e festë të madhe tek tifozët shqiptarë anë e mbanë botës.

Pas fitores, në Cyrih të Zvicrës, një familje shqiptare u bë viktimë e një sulmi të dhunshëm nga disa tifozë serbë. Donika J., bashkëshorti dhe vajza e tyre 10-vjeçare po udhëtonin me makinën e tyre, një 'Mercedes' të zbukuruar me flamurin shqiptar, kur pranë një bari në zonën Schwamendingen u përplasën me një grup tifozësh serbë.

“Papritmas, një i ri vrapoi drejt makinës sonë dhe theu xhamin e përparmë me një objekt të fortë, ndoshta një zinxhir ose rrip. Copëzat e xhamit fluturuan deri në sediljen e pasme, ku ishte vajza jonë, duke shkaktuar tmerr dhe tronditje tek ne".

Ajo tregon se nuk mund të imagjinonte ndonjëherë që një ngjarje e tillë do të ndodhte në Zvicër. Menjëherë ajo njoftoi policinë e Cyrihut, e cila konfirmoi një operacion në zonë dhe regjistroi rastin si dëmtim të makinës. Nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin incidente të ngjashme, pasi tensionet midis tifozëve shqiptarë dhe serbë janë rritur prej ndeshjes së parë në qershor.

Në qytetin e Lucernës, pas ndeshjes u raportuan përplasje dhe provokime mes tifozëve, si dhe ndërprerje të trafikut. Policia njoftoi se rreth 50 gjoba u dhanë për shkelje të rregullave të trafikut dhe disa persona u ndëshkuan për sjellje të pahijshme. Ndërprerje trafiku u regjistruan gjithashtu në qytetet Wil dhe St. Gallen, ku festimet shkaktuan bllokime të rrugëve.

Komuniteti shqiptar në Zvicër dënon këto sulme dhe kërkon veprime më të forta nga autoritetet për të parandaluar tensionet dhe dhunën me motive etnike.

Ich sass voller Scherben im Auto»: Albanische Familie in Schwamendingen nach Fussball-Match attackiert

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit