Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një situatë problematike në Elbasan që vjen si pasojë e shtimit të ndërtimeve të reja.
Ai ka treguar se pranë shkollës "Bardhyl Popa" janë prerë pemët e rrugës për nisjen e punimeve në kantierin e ndërtimit. Në një mesazh drejtuar redaksisë së JOQ, ai pyet nëse kompania që po kryen punimet ka leje për prerjen e pemëve, ashtu siç ka leje për ndërtim.
Ai thotë se punëtorët i kanë prerë pemët dhe i kanë tërhequr zvarrë me makinë pa u shqetësuar fare për pasojat në mjedis dhe hapësirat e gjelbra të komunitetit.
Ky rast vjen në një kohë kur në qytetet tona shtimi i ndërtimeve dhe dhënia e lejeve për pallate po bëhet çdo ditë e më masive, duke u bërë burim shqetësimi për banorët që edhe ato pak hapësira të gjelbra që kanë, s'i shijojnë dot. mjedisin dhe hapësirat e gjelbra.
Banorët kërkojnë nga autoritetet lokale që të ushtrojnë më shumë kujdes në dhënien e lejeve, duke balancuar nevojat për zhvillim urban me ruajtjen e natyrës. Ata kërkojnë që të ketë kontroll më të rreptë mbi prerjet e pemëve dhe të sigurohet që çdo veprim të jetë i ligjshëm dhe i justifikuar, për të mos dëmtuar më tej peizazhin dhe cilësinë e jetës në qytet.
Denoncimi i qytetarit:
'Pershendetje JOQ, Mirë qe japin leje për pallate po per te prer pemë kanë leje? Afer shkolles Bardhyl Popa, Elbasan. E tërhoqën pemen me makinë"
