26 ekipet e para të Botërorit 2026: Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, nga Europa vetëm Anglia

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.10.2025, 13:22

Kupa e Botës 2026 po merr formë, teksa një numër i madh kombëtaresh nga e gjithë bota kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada — një edicion historik me plot 48 skuadra në garë për lavdi.

Nga Oqeania, Zelanda e Re ka prerë biletën për turneun, ndërsa në Azi janë konfirmuar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite. Në Amerikën e Jugut, si zakonisht, mungon surpriza: Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia do të jenë të gjitha në garë. Afrika, nga ana e saj, do të dërgojë një përfaqësim të fortë me Marokun, Tunizinë, Egjiptin, Algjerinë, Ganën, Kepin e Gjelbër, Afrikën e Jugut, Bregun e Fildishtë dhe Senegalin.

Por ajo që bie më shumë në sy është Europa: kontinenti që zakonisht dominon skenën e futbollit botëror, këtë herë ka për momentin vetëm një përfaqësuese të kualifikuar, Anglinë. Të gjitha kombëtaret e tjera të mëdha, nga Franca te Gjermania, Italia apo Spanja, janë ende në garë dhe do të duhet të presin nëntorin për të mësuar fatin e tyre.

Botërori i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi dhe më spektakolar në histori, me ndeshje në 16 qytete pritëse të tre vendeve organizatore. Dhe nëse Anglia ka nisur tashmë ëndrrën amerikane, pjesa tjetër e Europës mbetet në stresin e eliminatoreve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit