Denoncimet e shqiptarëve për faqet që operojnë në Instagram si biznese janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.
Së fundmi një vajzë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një faqe të quajtur "creative.giftshop1" pasi që produkti që ka marrë nuk ngjason fare me atë që ka porositur.
Vajza ka treguar se te faqja në fjalë ka porositur një byzylyk të personalizur me sytë e saj dhe partnerit të saj. Por pasi ka paguar 19 mijë lekë të vjetra për produktin me ofertë, ka mbetur e habitur nga ajo që i ka mbërritur në shtëpi.
Menjëherë ajo ka kërkuar të bëjë kthimin e produktit mbrapsht por faqja në fjalë s'ka pranuar, dhe sipas vajzës e kanë kërcënuar për kërkimin e llogarisë që bërë.
Vajza u kërkon të tjerëve që të kenë kujdes me blerjet online, veçanërisht në faqet pa emër biznesi zyrtar dhe pa asnjë garanci për kthim apo rimbursim.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje JOQ, nuk e di nese merrni denoncime per keto faqet online qe mashtrojn por kam porositur nje produkt me personalizim ne kete faqe edhe sme ka ardhur produkti aspak si e prisja. I kam shkruajtur edhe i kam cuar me foto produktin qe me erdhi vazhdonin duke me thene qe eshte i njejti qe une i kam kerkuar edhe duke i then te me sjellin produktin qe i kerkova e te me sjellin tjeter ose do flasim ndryshe. Vazhuan duke me thene se do me denoncojne per kercenimin qe i bera. I kam kerkuar kete edhe ajo cka me erdhi eshte kjo. Vazhdonin duke me thene qe esht i njejti cka un i kerkova sepse esht bazimi i fotos. Shum faleminderit nese e postoni. Vetem kte punim kam marr nga ajo faqe sepse i kerkova tme benin ndrrim edhe nuk pranonin. Keto jan punimet qe faqa poston. Produkti ishte me oferte edhe kam paguar 19mi leke"


