Pas një muaji në arrati, policia greke ka arrestuar 27-vjeçarin shqiptar Ylli Shkalla, i cili u arrstis nga burgu i Halkidikisë më 18 shtator. Arrestimi u krye në zonën e Beotisë, gjatë një operacioni rutinë të kontrolleve policore.
Gjatë verifikimeve, oficerët ndaluan një automjet të parkuar në një parking përgjatë autostradës PATHE, në drejtim të Selanikut. Pas kontrollit, u zbulua se drejtuesi i makinës ishte pikërisht i arratisuri shqiptar, që po vuante një dënim prej 7 vitesh e 6 muajsh për lehtësim të transportit të emigrantëve.
Në momentin e ndalimit, policia gjeti dhe konfiskoi një pistoletë dhe një telefon celular që Shkalla mbante me vete. Hetimet e mëvonshme zbuluan se automjeti ishte i vjedhur disa ditë më parë, dhe tashmë do t’i kthehet pronarit të ligjshëm.
Me arrestimin e tij, autoritetet greke mbyllin një tjetër dosje arratisjeje që kishte vënë në lëvizje disa struktura policore në veri të vendit.